Futboll

Tronditet FFK-ja, Agim Ademi dënohet me 9 muaj burg!

Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës dënohet me 9 muaj burgim efektiv. Opinoni futbollistik por në pergjithësi ai sportiv në Kosovë, të mërkuren me 26 shkurt ka marre lajmin se Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, të cilin gjykata e shkallës së parë, e kishte shqiptuar ndaj kryetarit të (FFK), Agim Ademi. Më 5 korrik 2019 Agim Ademi dhe Muharrem Rama ishin shpallur fajtorë për veprën penale detyrim në tentativë. Keshtu 7 muaj më vonë ,Gjykata e Apelit ka njoftuar se i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe avokatëve mbrojtës. Ky vendim ka ardhur saktesisht 1 muaj para se përfaqeuesja e Kosovës në futboll të zhvillojë ndeshjen e rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut, në play-offin e Nations League. Në ditet dhe javët në vazhdim pritet të mësohen hapat që do të ndërmarë kryesia e FFK-së në këtë drejtim.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency