Sormani: Ta fitojmë derbin për titullin, Mala i familjes…
Adolfo Somani karkon Partizanin në prag të derbit me Tiranën, që do të zhvillohet në “Air Albania”, këtë të premte në orën 19:00. Në konferencën për shtyp të pragndeshjes, tekniku i të kuqve u mundua të largonte presionin nga skuadra e tij.
Derbi i dytë i Sormanit: Unë këtë ndeshje derbi e shoh si një ndeshje mes dy skuadrave që luftojnë për titullin kampion. Këtë ia transmetoj lojtarëve që nga fillimi i javës. Për mua mbetet një ndeshje për t’u fituar edhe pse është një derbi.
Pa frikë ndaj Tiranë: Kam respekt për të gjithë, frikë absolutisht jo. Punojmë fort dhe me entuziazëm gjatë kësaj jave dhe do të japin gjithçka në fushën e lojës. Gjithmonë për të fituar këtë takim dhe për të dhënë gjithçka.
Presioni i derbit: Nuk kam asnjë presion, thjesht unë dua që të fitojmë këtë ndeshje. Duket shumë e thjeshtë kjo frazë, por ne duam të fitojmë këtë ndeshje. Dua të fitojë këtë ndeshje Partizani për të qënë aty për titullin. Skuadra është gati që të bëjë më të mirën dhe të fitojë ndeshjen.
Mungesa e Trashit: Nuk do të luajë dhe më vjen keq. Që kur kam ardhur, ai është përmirësuar shumë. Për mua është mbrojtësi i majtë më i mirë në të gjithë Ballkanin. E kam parë si punon. Më vjen keq, duke ditur që mezi e priste të luante në këtë takim. Na ka kërkuar ta fitojmë këtë ndeshje dhe do të bëjmë gjithçka t’ia plotësojmë dëshirën.
Esat Mala: Nuk luan që prej 10 dhjetorit. Ai është një lojtar që nuk e ka problem ta arrijë formën fizike. Ka qenë mjaft pozitive mikpritja që skuadra i ka bërë ditën e djeshme. Është e rëndësishme që një i familjes i bashkohet skuadrës. Ka cilësi mjaft të mira.
Informacionet për Tiranën: Njoh lojtarë si Torasa dhe Batha, që i kam stërvitur. I njoh si lojtarë dhe si njerëz. Gjëja më e rëndësishme është që stadiumi do të jetë plot dhe do të jetë e luftuar dhe spektakolare.



