Bundesliga

Leverkuseni “asist” Bayernit, i merr pikën Leipzigut në “Red Bull Arena”

Bayer Leverkuseni rezultoi “kockë e fortë” përballë Leipzigut në “Red Bulla Arena”, ku ia doli të merrte një pikë falë barazimit, duke i dhënë një asist Bayernit në garën për titullin e Bundesligës.

“Aspirinat”, që vinin në këtë transfertë pas tri fitoreve radhazi në kampionat, luftuan fort për fitoren, për t’iu afruan zonën Champions, por nuk mundën të bënin më shumë përballë një rivali të fortë që konkurron me Bayernin për trofenë e kampionit.

Të dy golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në pjesën e parë. Bailey nuk e pati të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë, thuajse me portën e boshatisur, teksa u asistua me mjeshtëri nga Havertz në minutën e 29-të. Gjithsesi, vetëm tri minuta më vonë Patrick Schick barazoi me kokë pas krosimit të Nkuku.

Sfida tjetër e së dielës në Bundesligë mes Union Berlinit dhe Wolfsburgut përfundoi 2-2. Vendësit nuk ia dolën të administronin epërsinë e dyfishtë të krijuar me golat e Andersson dhe Fridrich, pasi në pjesën e dytë “ujqit” shënuan dy herë me Gerardt dhe Weghorst.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency