Serie A

Juventusi nis bisedimet për rinovimin e kontratës së Higuainit

Juventusi është futur në fazën finale të sezonit, ku po garon në tri fronte, në kampionat, në Kupën e Italisë dhe në Champiosn League. Ashtu si skuadra edhe lojtarët, që janë protagonistët kryesorë, por garojnë te bardhezinjtë sa i takon qëndrimit të tyre në skuadër. Njëri prej tyre është pikërisht Gonzalo Higuain, autor i një sezoni deri më tani pozitiv, por që kontrata i skadon në vitin 2021.

Sipas medieve italiane, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë nisur bisedimet me vëllanin e lojtarit, që është njëkohësisht edhe agjenti i tij, për rinovimin e kontratës, në mënyrë që argjentinasi të mos lirohet me parametër zero pas një viti.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency