Kalendar i favorshëm për Kosovën? E nis dhe e mbyll përballë Moldavisë
Kosova e nis dhe e mbyll me Moldavinë, atë që konsiderohet në letër si skuadra më e dobët e Grupit 3 të Ligës C (Nations League). Tashmë që është zbuluar kalendari i ndeshjeve, trajneri Challandes duhet të bëjë edhe një plan për mënyrës se si duhet të përgatiten “Dardanët” për ta mbyllur në vendin e parë, para emrave të tillë si Greqia dhe Sllovenia.
Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon me 3 shtator (e enjte) si mysafire ndaj Moldavisë, në orën 20:45, sikurse të gjitha ndeshjet tjera. Pas tri ditësh, me 6 shtator (e diel), Kosova do ta presë Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja e tretë do të jetë më 10 tetor (e shtunë) me Kosovën sërish do të presë Slloveninë. Pas tri ditësh, me 13 tetor (e martë), Kosova do të udhëtojë për në Greqi dhe një muaj më vonë, pra më 13 nëntor (e premte) do të vizitojë Slloveninë, në një nga ndeshjet më interesante të këtij grupi. Ndeshja e fundit do të zhvillohet në shtëpi, me Moldavinë, të hënën e 16 nëntorit.
Kalendari i Kosovës:
3 shtator (e enjte): Moldavi – Kosovë (20:45)
6 shtator (e diel): Kosovë – Greqi (20:45)
10 tetor (e shtunë): Kosovë – Slloveni (20:45)
13 tetor (e martë): Greqi – Kosovë (20:45)
13 nëntor (e premte): Slloveni – Kosova (20:45)
16 nëntor (e hënë): Kosovë – Moldavi (20:45)



