Merret vendimi, edhe Barça-Napoli me dyer të mbyllura
Ashtu si të gjithë sfidat e kampionatit spanjoll dhe të ekipeve të tjera italiane në Europë ka ardhur edhe zyrtarizimi për takimin e kthimit të raundit të 1/8-ave të Champions League mes Barcelonës dhe Napolit. Pavarsisht kërkesave të klubit blaugrana për ta luajtur me tifozë këtë sfidë ose të paktën Barça të kishte abonentët në stadium të cilët do të kontrolloheshin imtësisht, UEFA ka vendosur që edhe ky duel i Championsit të luhet pa tifozë për shkak të emergjencës nga koronavirusi.



