Pëson humbjen e dytë radhazi, Shkëndija jashtë garës për titull
Tjetër zhgënjim për Shkëndijën e Tetovës në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka u mposht 0-1 në Tetovë nga Rabotnicki dhe i largohet edhe më shumë objektivit titull. Kuqezinjtë jo vetëm që nuk ia dolën të merrnin pikë ndaj një kundërshtari që e eliminuan në Kupë, por shfaqën shenja nervozizmi në lojë dhe mbyllën takimin me dy lojtarë më parë.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola dhe vetëm 8 minuta nga starti i fraksionit të dytë Toshevski kaloi në epërsi miqtë. Shkëndija u mundua të prodhonte lojë dhe të ushtronte presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën kundërshtare, por pa patur qartësinë e duhur në përmbylljen e aksioneve. Ndëshkimi ma kartonin e dytë të verdhë i Krivak në minutën e 85-të i dha goditjen përfundimtare Shkëndijës që në minutat shtesë humbi edhe Merxhanin, që u ndëshkua direkt me karton të kuq. Një disfatë e rëndë për skuadrën e Ernest Gjokës, që del ndoshta përfundimisht nga gara për titull, pasi Vardari i Shkupit, falë suksesit minimal (1-0) ndaj Strugës Trim&Lum kryeson me 46 pikë, 11 pikë më shumë se kuqezinjtë. Në vendin e dytë tashmë renditet Sileksi me 36 pikë.
Java 23
Akademija Pandev – Renova 0-1
Makedonija GP – Borec 0-2
Shkëndija – Rabotnicki 0-1
Shkupi – Sileks 1-1
Vardar – Struga Trim & Lum 1-0



