Serie A

Ghoulam lë pas dëmtimin, De Laurentiis gati të nisë bisedimet për të ardhmen

Më në fund, rikthimi i Faouzi Ghoulam në fushë është shumë pranë dhe lojtari duket se i ka lënë pas vuajtjet e dëmtimit që e lanë jashtë për një kohë të gjatë. Rikthimi i tij vë në lëvizje drejtuesit e Napolit, të cilët kanë vendosur të takohen me menaxherin e algjerianit, Jorge Mendes, për të biseduar për të ardhmen e futbollistit.

Të kaltrit e dinë që kanë në skuadër një lojtar të rëndësishëm dhe me shumë kualitet dhe për këtë janë gati të bëjnë maksimumin për të mbajtur 29-vjeçarin. Presidenti De Laurentiis dhe menaxheri i mbrojtësit, Mendes, pritet të takohen pas sfidës me Barcelonën në Champions League për të përcaktuar kështu përfundimisht të ardhmen e Ghoulam.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency