Ndryshon sërish kalendari, Çmimi i Madh i Argjentinës, në nëntor
Shoqata e pilotëve, ajo e ekipeve dhe përfaqësues të Federatës, kanë rënë dakord që e vetmja ndalesë e Amerikës së Jugut të zhvendoset më 22 nëntor të këtij viti. Kjo sjell edhe zhvendosjen e garave të tjera me shpresën se alarmi global do të marrë fund shumë shpejt dhe tifozët në shumë disiplina sportive, mes të cilave MotoGP, do të mund t’i rikthehen normalitetit. Sezoni i ri tani pritet të nisë në 3 maj, në Spanjë, në pistën e Herez de la Frontera, ndërsa Çmimi i Madh i Valencias i fundit i Botërorit, në 29 nëntor.



