Një basketbollist i Realit me koronavirus, në karantinë edhe skuadra e futbollit
Një basketbollist i skuadrës së Realit të Madridit ka rezultuar pozitiv paraditen e sotme ndaj koronavirusit, ndërsa klubi madrilen ka reaguar duke future në karantinë të gjithë stafin, përfshi edhe skuadrën e futbollit.
Me të mësuar lajmin, trajneri Zidane dhe të gjithë futbollistët lënë qendrën stërvitore dhe u mbyllën në karantinë,në pritje të kryerjes së analizave që do të vërtetojnë nëse janë prekur apo jo nga koronavirusi.
Për momentin nuk bëhet i ditur emri i basketbollistit që ka rezultuar pozitiv ndaj virusit, por skuadra e basketbollit dhe ajo e futbollit ndajnë disa ambiente stërvitore së bashku, ndaj janë marrë masat ekstreme.



