Sport

Çmendet ish-lojtari i NFL-së, lëpin gruan për t’i ngjitur Koronavirusin

Jim Hill, një ish-lojtar i NFL-së dhe komentator i famshëm sportiv në rrjetin televiziv CBS, është akuzuar nga bashkëshortja e tij se e ka lëpirë në fytyrë me dhunë për t’i ngjitur Koronavirusin.

“Jim Hill mohon akuzat e Lori Lee për dhunën në familje”, – tha një nga avokatët e Hill për “TMZ Sports”. Lori Lee, gruaja e Hill, denoncoi se burri i saj u bë i dhunshëm me të gjatë një debati që ndodhi në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

Në denoncimin e saj Lori Lee shpjegon se ajo u shtri  në dysheme, në pozicion mbrojtjeje, duke pritur që Hill ta godiste, por ish-lojtari e San Diego Chargers, Green Bay Packers dhe Cleveland Browns veproi ndryshe.

Kur bashkëshortja e tij u ngrit në këmbë, Hill e ngjiti pas muri duke i vendosur në qafe një shkop golfi. Ai më pas i lëpiu fytyrën në mënyrë agresive me qëllimin për t’i transmetuar virusin Covid-19 (ai mendoi se ishte i infektuar me Koronavirus pas një udhëtimi në Las Vegas). Gjykata la lëshuar një urdhër mbrojtjeje për Lori Lee dhe Jim Hill nuk do të mund t’i afrohet deri në përfundim të procesit.

Bengals at Ravens 9/27/15

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency