Merkato

Juve synon ta rikthejë, por Pogba dëshiron transferimin në Madrid

Juventus e ka marrë seriozisht çështjen e rikthimit të mesfushorit francez Paul Pogba në Torino dhe i ka propozuar Manchester Unitedit një shkëmbim me mbrojtësin holandez Mathijs De Ligt, që duket se nuk ka bindur me fanellën bardhezi.

Megjithatë mediat angleze pretendojnë se e ardhmja e kampionit të botës nuk do të jetë sërish në Torino, por në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, aty ku e pret “krahëhapur” patrioti i tij, Zinedine Zidane.

Largimi nga “Old Trafford” i Pogba është thuajse i sigurt, por vetë mesfushori i ka premtuar Zidanes bashkimin me të te Reali i Madridit dhe pikërisht “Los Blancos’ po punojnë për të marrë mesfushorin për shifrën e 100 milionë eurove.

Kjo gjë është lënë të kuptohet edhe nga menaxheri i Pogba, Mino Raiola, që në një intervistë për mediat italiane deklaroi se Pogba e ka për zemër Juventusin dhe nuk i ka harruar vitet e bukura në Torino, por joshet nga sfida të tjera.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency