Lajme

Klonuan delen Dolly, shkencëtarët britanikë gati kurën për Koronavirusin…

“Kemi gjetur kurën”. Kjo është fraza që po pret ta dëgjojë e gjithë bota për t’i shpëtuar makthit Koronavirus. Njoftimin e radhës shpresëdhënës (mbetet për t’u vërtetuar) e jep skuadra e shkencëtarëve anglezë, që ia doli të klononte delen Dolly në vitin 1996.

Sikurse shkruan Daily Star, trajtimi eksperimental për të mposhtur COVID-19 është ai i qelizave imune të marra nga vullnetarë  të rinj të shëndetshëm. Një studim që do t’i dorëzohet  Shërbimit Kombëtar Shendetësor britanik brenda javës së ardhshme.

Duket se skuadra “Dolly” është në bisedime me qeverinë për shpërndarjen e terapisë. Transfuzioni i qelizave për të krijuar imunitet adekuat tashmë është përdorur për të trajtuar me sukses disa raste të kancerit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency