Bundesliga

Leipzig i kënaqur me Schick, gati ta blejë përfundimisht nga Roma

Pas dy vitesh në hije te Roma, ku nuk arriti të përshtatet dot, sulmuesi çek Patrick Schick ka rilindur në Bundesligën gjermane, ku është pjesë e skuadrës së Leipzigut, që e ka marrë në huazim me të drejtë blerjeje nga klubi Italian.

Vetë sulmuesi çek deklaroi pak ditë më parë se ishte i lumtur që kishte zgjedhur Leipzig dhe se do të donte që të vazhdonte gjatë aty, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i drejtuesve të klubit gjerman.

Zyrtarë të Leipzig kanë konfirmuar se në fund të sezonit do të paguajnë shifrën prej 29 milionë eurosh në arkat e Romës, pasi janë shumë të kënaqur nga performanca e sulmuesit çek, që ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 19 ndeshjet që ka luajtur.

Një tjetër shkak që shtyn Leipzig të blejë Schick, është edhe fakti që në verë pritet të largohet sulmuesi gjerman Timo Werner, ndaj bomber çek do të ishte gati për të marrë një rol lideri në skuadrën e drejtuar nga Nagelsman.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency