Dështoi te Roma, fantazisti argjentinas drejt transferimit në MLS
Aventura e Javier Pastores në Itali është drejt përfundimit. Argjentinasi ka rezultuar një dështim total për Romën, që shpenzoi jo pak, por 25 milionë euro për ta marrë nga PSG dy vite më parë.
Në dy sezone në “Olimpico”, 30-vjeçari më shumë ka qëndruar mes infermierisë e stolit se sa në fushë dhe kjo gjë duket se i ka lodhur të dyja palët.
Sipas mediave italiane, Pastore pritet të largohet nga Evropa për të firmosur në SHBA, ku e pret Los Angelos Galaxy, ish-ekipi i Zlatan Ibrahimovic. Te Galaxy, fantazisti argjentinas do të gjejë edhe një emër të njohur si Javier Hernandez apo Chicharito.



