Fiorentina e kënaqur me Dalbert, kërkon huazimin edhe për një sezon tjetër
Fiorentina kërkon të mbajë në ekip edhe për të paktën një sezon Henrique Dalbert. Braziliani, i cili është në huazim nga Interi ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të formacionit nga Firence, ku është aktivizuar në 23 takime, duke dhuruar edhe 6 asist.
Klubi vjollcë ka nisur bisedimet për të bindur Interin, që të zgjasë për të paktën edhe një vit periudhën e huazimit. Një çështje tjetër që do të diskutohet mes zikaltërve dhe Fiorentinës është edhe ajo e Cristiano Biraghit, i cili nuk e ka bindur Conten dhe pritet të rikthehet në “Artemio Franchi” në verë.



