Bundesliga

Flick “asist” për blerjen e Perisic: Të gjithë jemi të bindur për cilësitë e tij

Ivan Perisic ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në fushë, ku tani ka për mision të bindë drejtuesit e Bayernit të Mynihut që të shpenzojnë 20 milionë euro për blerjen përfundimtare të kartonit të tij.

Sulmuesi anësor kroat shënoi golin e parë të bavarezëve në fitoren 2-1 ndaj Eintrachtit të Frankfurtit, pas një planzhoni të bukur me kokë, ndërsa pas ndeshjes mori komplimentat edhe të trajnerit Hansi Flick.

“Sa i përket të ardhmes së Perisic, të gjithë te Bayerni jemi të bindur për cilësitë që ai disponon dhe që i ka treguar edhe në fushë. Është gjithmonë gati për të dhënë kontributin e tij dhe për të ndihmuar skuadrën”, deklaroi tekniku i bavarezëve.

Ivan Perisic iu bashkua Bayernit të Mynihut verën e kaluar në huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 20 milionë eurove, por bavarezët kanë kërkuar një skonto nga Interi, ndërsa vendimi final pritet të merret vetëm pas përfundimit të sezonit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency