Champions League

Turqia optimiste: Mund të mirëpresim finalen me praninë e publikut

Kohët e fundit është folur shumë për një refuzim nga ana e Stambollit për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa mediat europiane kanë shkuar edhe më tej, duke zbuluar se UEFA po mendon zhvillimin e një “Final 8” në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.

Në pritje të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të qeverisë europiane të futbollit më 17 qershor, kur edhe do të merret vendimi final, Ministri Turk i Sporteve Mehmet Kasapoglu u shpreh optimist se finalja e kompeticionit do të zhvillohet pikërisht në stadiumin “Ataturk”, ashtu siç ishte planifikuar.

“Ne jemi shumë optimistë që finalja mund të zhvillohet në Stambolll, ashtu siç ishte planifikuar dhe në një nga mënyra më të bukura të mundshme. Është një çështje që po e ndjekim nga afër dhe shpresojmë në një përgjigje pozitive nga Komiteti Ekzekutiv”, tha Kasapoglu.

Në një kohë kur shumica e kampionateve të botës po rifillojnë dhe në disa vende po lejohet edhe prania e tifozëve në shkallët e stadiumit, UEFA po mendon seriozisht që finalen e Ligës së Kampionëve ta luajë në praninë e publikut.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency