Kupa e Shqipërisë

Njoftimi i Federatës, ja kur hidhet shorti i Kupës

Këtë të premte, në orën 11:00, në ambientet e stadiumit “Air Albania” (në sallën e konferencave për shtyp) do të hidhet shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2020.

Ekipet gjysmëfinaliste janë: Kukësi, Tirana, Teuta dhe Bylis. Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet dhe datat e përballjeve, ndërsa finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më datën 2 gusht.

Trofeu i Kupës, përveçse prestigjoz dhe me përfitim financiar, është gjithashtu një derë e hapur për të luajtur në Europa League sezonin e ardhshëm. Sigurisht që për Tiranën dhe Kukësin Europa arrihet nëpërmjet kampionatit, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Bylisin dhe Teutën, që me pozicionet aktuale në kampionat pa Kupën nuk mund të marrin pjesë në Europa League.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency