Merkato

Arthur Melo pranon ofërtën e Juventusit, së shpejti zyrtarizimi

Braziliani Arthur pranon më në fund ofertën e Juvntusit. Bisedimet janë në fazën përmbyllëse dhe shumë shpejt marrëveshja do të bëhet zyrtare. Sikurse ishte parashikuar, në krahun e kundërt, pra drejt Barcelonës do të udhëtojë Miralem Pjanic.

Bisedimet tani janë fokusuar vetëm në detajet e pagës së 23-vjeçarit. Bëhet fjalë për 5 milionë euro në sezon, shifër që mund të arrijë deri në 5.5 milionë me bonuset dhe premiot.

Sipas “El Mundo Deportivos”, zyrtarizimi i marrëveshjes mes dy klubeve pritet të ndodhë më 30 qershor. Juventusi duhet të paguajë edhe 10 milionë euro përveçce të japë Pjanicin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency