Ngecin Prishtina e Ballkani, “feston” Drita
Prishtina dhe Ballkani bëjnë hapa falsë në xhiron e 26-të të IPKO Superligës së Kosovës dhe i japin avantazh Dritës në luftën për titullin kampion. Si kryeqytetasit ashtu edhe skuadra nga Suhareka barazuan 1-1 në takimet respektive jashtë fushës së tyre: Prishtina ndau pikët me Llapin ndërsa Ballkani me Ferizajn.
Bardhekaltrit ishin në epërsi deri në minutën e 52’ përballë llapjanëve me gol të Januzit, por Mentor Zhdrella ia prishi festën ekipit të drejtuar nga Armend Dallku, që mbetet -4 pikë nga Drita.
Edhe Ballkani ishte më pranë fitores, teksa në minutën e 18’ realizoi me Prekazin, por Krasniqi, rreth 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, ktheu baraspeshën në rezultat.
Takimi tjetër i kësaj të enjteje mes Feronikelit dhe Drenicës u mbyll pa gola.



