Serie A

Juventusi përgatit shkëputjen, Ronaldo mund të pushojë ndal Lecces (21:45)

Java e 27-të e Serisë A tashmë është e arkivuar dhe Juventusi po përgatitet për ndeshjen e radhës me Leccen me një avantazh të madh psikologjik. Bardhezinjtë janë +4 nga Lazio, që u mposht me përmbysje nga Atalanta, dhe +8 nga Interi, që bëri një gabim fatal, duke barazuar me Sassuolon.

Skuadra e Sarrit fitoi ndërkohë pa shumë probleme në fushën e Bolognas me një 11-metërsh të shndërruar në gol nga Ronaldo dhe një perlë të Dybalas.

Në takimin e radhës me skuadrën puljeze, prania në formacion e argjentinasit nuk është në diskutim, ndërsa për portugezin mund të ketë rotacion. Sigurisht jo për ndonjë problem fizik, por për të shmangur mbingarkesën.

Në rast se Ronaldo do të vendosë të pushojë (pasi të konsulohet me Sarrin), Douglas Costa do të zhvendoset në të majtë. Asnjë dyshim sa i përket mesfushës: Pjanic në rolin e regjisorit, ndërsa në krah të tij Bentancur e Rabiot.

Në mbrojtje Sarri nuk ka asnjë anësor të majtë në dispozicion. De Sciglio e Alex Sandro janë në infermieri, ndërsa Danilo është i skualifikuar, për këtë arsye në këtë rol pritet të aktivizohet Matuidi. Cuadrado në rolin e tij anësor i djathtë, ndërsa në qendër dyshja Bonucci-De Ligt. Porta këtë radhë do të jetë “pronë” e Szczesnyt.

Në skuadrën kundërshtare, trajneri Liverani vuan një mungesë të rëndësishme, atë të Lapadulës, që përdrodhi kaviljen ndaj Milanit.

Formacionet e mundshme:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency