Zyrtare, Suso futbollist i Sevillas për 5 vitet e ardhshme
Sevilla njoftoi zyrtarisht blerjen e kartonin të Susos nga Milani, që u bë e detyrueshme pas kualifikimit të skuadrës andaluze në Champions për sezonin e ardhshëm. Kujtojmë që Sevilla e mbylli sezonin në La Liga në vendin e katërt,
“Sevilla ka ushtruar mundësinë e blerjes së Susos, lojtari bëhet pjesë e klubit tonë për pesë sezonet e ardhshme.”
Marrëveshja e arritur në janar mes Milanit dhe klubit spanjoll parashikonte huazimin e futbollistit për 18 muaj me të drejtën e blerjes. Vetë Suso e kishte zbuluar më parë se pjesëmarrja në Champions do të ndryshonte skenarët duke e bërë atë pronë të kuqebardhëve që këtë verë.



