Serie A

Një kompani nga Katari synon blerjen e klubit italian, marrëveshja vetëm një hap larg

Në vitin 2015 klubi i Parmës falimentoi dhe zbriti në Serinë D, ndërsa që atëherë filloi një periudhë mjaft të mirë, duke ngjitur tre kategori brenda tre vitesh dhe në sezonin 2018-2019 u rikthye sërish në Serinë A, ku bëri një sezon mjaft të mirë.

Për të dytin vit radhazi klubi emilian ka bërë një sezon mjaft të mirë, pasi me shumë pak shpenzime ia ka dalë të krijojë një skuadër konkurruese dhe ka siguruar mbijetesën shumë para fundit të sezonit.

Megjithatë e ardhmja pritet shumë më e mirë për Parmën, pasi sipas mediave italiane, një shoqëri nga Katari ka nisur negociatat prej javësh për blerjen e klubit dhe palët duket se janë shumë pranë marrëveshjes.

Bëhet fjalë për një nga kompanitë më të mëdha në Lindjen e Mesme, që operon kryesisht në fushën e hoteleve luksoze dhe dëshiron të investojë në futboll, ndaj ka zgjedhur pikërisht klubin emilian për ta bërë këtë.

Nëse gjithçka do të konfirmohet, atëherë pritet që Parma të kryejë një fushatë mjaft të bujshme afrimesh, për të synuar një vend në kupat e Europës që në sezonin e ardhshëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency