Serie A

Uniforma e re e Milanit, homazh traditës dhe kulturës së qytetit

Firma e njohur e veshjeve sportive, PUMA ka zbuluar sot uniformën e re që Milani do të veshë në ndeshjet shtëpiake të meshkujve, femrave dhe të rinjve për sezonin 2020/21. Kompleti “Home” është frymëzuar nga eleganca dhe madhështia e qytetit të Milanos, strukturat e tij madhështore dhe arkitektura ikonike.

Milano është një qytet i pasur me kulturë dhe histori; është një qytet magjepsës, shtëpia e disa prej arkitekturave më të bukura dhe historike në botë. Për të festuar thelbin dhe kulturën e qytetit, uniforma e re i bën homazhe traditës së Milanos dhe modelit të saj bashkëkohor.

Fanellat e reja shtëpiake do të vishen për herë të parë më 2 gusht, kundër Cagliarit, në ndeshjen e fundit në shtëpi të sezonit aktual të Serisë A.

Kompleti i ri “AC Milan Home” do të jetë në dispozicion nga 28 korriku në dyqanet e Milanit dhe PUMA-s.

Fakti që Zlatan Ibrahimovic është përzgjedhur për reklamimin e uniformës së re tregon se zyrtarizimi i marrëveshjes së re është thjesht formalitet.

https://twitter.com/i/status/1288006273217318913

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency