Kategoria Superiore

Kukësi, në Gjirokastër edhe për 20 mijë euro më shumë

Luftëtari-Kukësi, në pamje të parë nuk luhet për asgjë, me objektiva të mbyllur, me gjirokastritët të rrëzuar prej javësh dhe verilindorët me Europën të siguruar, por përtej kësaj ka ende disa synime minimale të cilat nënkampionët kërkojnë t’i arrijnë. E para, Orges Shehi mund ta ketë ndeshjen e fundit në krye të stolit të Kukësit dhe me siguri do të dojë ta mbyllë me fitore, pikërisht ndaj skuadrës që arriti fitoren e parë.

Mbi të gjitha, pozicionimi në vendin e dytë, përveç simbolikës së nënkampionit përkthehet dhe një buxhet më tepër për klubin. Kukësi dëshiron ta ruajë vendin e dytë sepse synon të përfitojë dhe financiarisht nga ky pozicion. Skuadra që pozicionohet e dyta në ndarjen e të ardhurave në përfundim të sezonit përfiton 20.000 euro më shumë në ndryshim nga vendi i 3-të, që për buxhetet e Kategorisë Superiore janë gjithmonë të kënaqshme dhe që mund të gjejnë vend.

Në këtë aspekt, Kukësi ka më tepër se një arsye për të fituar në Gjirokastër dhe jo vetëm për t’i bërë mbylljen dinjitoze sezonit, që në fakt vlen më tepër për gjirokastritët, që sezonin e ardhshëm do ta nisin nga Kategoria e Parë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency