Kategoria Superiore

Teuta-Laçi, sfidë prestigji që s’i humbet emocionet

Nëse nuk do të kishte qenë për objektiva të përfunduar, Teuta-Laçi do të ishte një sfidë ideale për të patur rivalitet në javën e fundit të Superiores, por fakti që Teuta e ka siguruar Europën nga finalja e Kupës, të cilën dhe pse nuk e fiton i liron vendin e 4-t në kampionat për Europën, me Skënderbeun që është i përjashtuar e bën përballjen të humbasë emocionin e garës.

Përtej kësaj, Laçi do të provojë të luftojë deri në fund për vendin e dytë. Europën e ka të sigurt, pasi ia lejon distanca e sigurisë me Teutën, por duke shpresuar në një hap fals të Kukësit do të synojë të fitojë për vendin e dytë.

Sigurisht rivaliteti mes dy klubeve që vitet e fundit janë përfaqësuar shpesh në Europë do të jetë i pranishëm si zakonisht, në një 90-minutësh që duan ta fitojnë dhe për çështje prestigji, por dhe ruajtje ritmi, pasi Teuta do të ketë sfidën e finales së Kupës me Tiranën, deri tek e cila nuk dëshiron të humbasë ritmin e ndeshjeve dhe ndaj kjo me Laçin duhet luajtur dhe për këtë aspekt. Nëse ekipet do të kishin ende objektiva, me siguri do të kishim parë një ndeshje të mrekullueshme, por dhe kështu rivaliteti do të jetë i pranishëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency