Shkurt/ Napoli dhe Evertoni “duel” për Bogan, Vertonghen largohet nga Spurs
Shtohen konkurrentët në merkato për Napolin sa i takon kartonit të Jeremie Boga. Në garë për sulmuesin e Sassuolos është futur fuqishëm edhe ekipi anglez i Evertonit. Skuadra e drejtuar nga Ancellotti kërkon përforcime për repartin e avancuar dhe 23-vjeçari shihet nga italiani si alternativa e duhur për të ardhmen. Drejtori sportiv I Napolit, Cristiano Giuntoli, ka kohë që është vënë në ndjekje të futbollistit për ta vënë nën urdhrat e Gattusos, por futja ne skenë e klubit nga “Goodison Park” ia ka vështirësuar jo pak punën drejtuesit të klubit të kaltër, që për të arritur te Boga duhet të mposhtë pikërisht konkurrencën e Evertonit.

Jan Vertonghen zyrtarizoi largimin nga Tottenhami. Mbrojtësi belg, i cili nuk pranoi rinovimin e kontratës, u dha lamtumirën “Spurs”-ave pas plot tetë vjetësh me fanellën e “gjelave”. 33-vjeçari deklaroi në rrjetet sociale se është shumë i trishtuar për shumë arsye, pasi me vendimin për t’u larguar do t’i mungojnë shokët e skuadrës dhe stafi, gjithashtu ai shtoi se do t’I mungojë shumë të luajë në stadiumin e ri e të mrekullueshëm të Tottenhamit dhe tifozët e skuadrës. Në fund Vertonghen tha se ka ardhur momenti që ai të largohet dhe se i falënderon të gjithë për mbështetjen gjatë këtyre viteve.

E ardhmja e Matheus Cunhas dukej larg Herthës së Belinit dhe Gjermanisë. Por duket se një tjetër skenar është hapur këto kohë për 21-vjeçarin, për të cilin u tha se do të transferohej në Francë te Paris Saint Germain. Sipas mediave gjermane, është vëtë braziliani ai që ka frenuar gjithçka, duke u kërkuar drejtuesve të klubit qëndrimin edhe për nje sezon, pasi dëshiron të përmirësohet edhe më shumë përpara se të transferohet në një skudër të madhe europaine.




