Merkato

Milani do mbrojtësin e talentuar të Fiorentinës, ofrohet Paqueta në këmbim

Pasi konfirmoi Stefano Piolin në pankinë, Milani ka nisur të men dojë për përforcimet që do të bëjë në kuadër të sezonit të ardhshëm dhe tekniku i kuqezinjve ka kërkuar serbin e Fiorentinës Nikola Mileknovic për repartin e mbrojtjes.

Mbrojtësi 22-vjeçar është pjesë e Fiorentinës prej 3 sezonesh dhe Pioli e ka stërvitur gjatë sezonit 2018-2019, ku qëndroi për shumë javë në pankinën e klubit vjollcë, ndaj tani kërkon ta marrë në Milano.

Aktualisht drejtuesit e Milanit kanë nisur negociatat me ata të Fiorentinës dhe u kanë ofruar një shkëmbim me mesfushorin brazilian Paqueta, i cili pëlqehet shumë në Firenze dhe do të preferonte të largohej nga kuqezinjtë për të luajtur rregullisht.

Mediat italiane raportojnë se palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për shkëmbim huazimesh për nëj sezon dhe për të drejtën e blerjes për shifrën e 30 milionë eurove verën e ardhshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency