Champions League

Drita me dy mungesa ndaj Inter de Escelades, shkak Koronavirusi

Kampionia e saposhpallur e Kosovës, Drita e Gjilanit, do të përballet në orën 19:30 me homologen e Andorrës Inter Escelades, në Nyon të Zvicrës, në gjysmëfinale të paraeliminatoreve të Championsit. Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu do të ketë dy mungesa për shkak të COVID-19. Fidan Gërbeshi ka rezultuar pozitiv në testin e fundit, gjithashtu është detyruar të vetizolohet edhe Bujar Shabani, që ka patur kontakt të ngushtë me Gërbeshin.

Njoftimi i Dritës

“Për fatin tonë të keq mungojnë Fidan Gërbeshi, i cili në testimin e fundit ka rezultuar pozitiv, dhe Bujar Shabani, i cili ka rezultuar negativ, por për shkak të kontaktit me Fidanin, është kërkuar nga Uefa që të vetizolohet”.

Ndeshja me Inter d’Escaldes shtyhet për në orën 19:30. Arsyeja është vonesa e plotësimit të dokumentacionit për Covid-19 nga organizatori për dy ekipe.

Klubi nga Gjilani ka publikuar formacionin zyrtar të takimit me Inter de Escelades:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency