Serie A

E papritur, Andrea Pirlo trajner i Juventusit!

Juventusit befason me emrin që ka përzgjedhur për të zëvendësuar Maurizio Sarrin, i shkarkuar sot nga detyra pas eliminimit të Juventusit nga Lyoni në Champions. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” ia kanë besuar skuadrën e parë Andrea Pirlos, i cili vetëm pak ditë më parë ishte zyrtarizuar në krye të U-23 të Juves.

Një katapultim i menjëhershëm i 41-vjeçarit, që ende nuk ka dhënë prova për aftësitë e tij si trajner i një ekipi futbolli. Duket si një bast i vënë nga drejtuesit e lartë të Juventusit, që ndoshta besojnë te fryma që mund të përcjellë ish-futbollisti bardhezi në skuadër.

Komunikata e Juventusit:

“Andrea Pirlo do të jetë trajneri i ri i Juventusit. 41-vjeçari, i lindur në Flero, në provincën e Brescias, ka një karrierë legjendare si një futbollist duke fituar gjithçka nga Liga e Kampionëve deri në Kampionatin Botëror në vitin 2006. Në katër vitet e tij në krye të mesfushës së Juventusit, Pirlo ka fituar po aq tituj të Serisë A, një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa. Sot, fillon një kapitull i ri në karrierën e tij në botën e futbollit. Ai do të jetë trajner i Juventusit, pasi klubi ka vendosur t’i besojë udhëheqjen teknike të ekipit të parë, pasi e kishte zgjedhur atë për Juventusin U-23.

Vendimi i sotëm bazohet në besimin që kemi se Pirlo ka atë që duhet për të udhëhequr, që që në debutimin e tij në stol, një skuadër ekspertësh dhe të talentuar për të ndjekur suksese të reja. Andrea Pirlo ka firmosur kontratë dyvjeçare deri me 30 qershor 2022.”

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency