Dy perla të Shabanit dhe Namanit kualifikojnë Dritën, e pret Lienfield në finale
Dy gola të jashtëzakonshëm i lejuan Dritës të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt fazës së parë eliminatore të Uefa Champions League. Kampionët e Kosovës triumfuan 2-1 ndaj kampionëve të Andorrës të Inter de Escalades, në një ndeshje që u zgjidh që në pjesën e parë.
Takimi nisi 90 minuta me vonesë për shkak të plotësimit të dokumentacionit për COVID-19 nga organizatorët, për shkak se një lojtar rezultoi pozitiv dhe një tjetër u izolua. Gjithsesi, kjo nuk e pengoi Dritën të ishte që në fillim agresive dhe pas 21 minutash lojë, Shabani shënoi një gol kryevepër.
Epërsia u mendua se do t’ia bënte gjërat më të thjeshta Dritës, por skuadra nga Andorra barazoi në sfidën e luajtur në Nyon, përpara se Namani në të 48-tën të shënonte sërish një gol të jashtëzakonshëm për rezultatin 2-1 për gjilanasit.
Drita këtë herë u përpoq të menaxhonte rezultatin dhe ia doli me sukses, pasi Inter de Escalades nuk kishte forcën e duhur, duke mos goditur më në asnjë rast portën e Malokut, me kampionët e Kosovës që tashmë për të vajtur në raundin e parë eliminiator duhet të triumfojmë dhe ndaj Lienfieldit (Irlandë e Veriut), që eliminoi Tre Fiori të San Marinos (2-0).



