Kategoria Superiore

Daja: Krenar që kam drejtuar të tre skuadrat e kryeqytetit, dua të fitoj edhe me Partizanin

Pas Dinamos e Tiranë,s Ilir Daja ulet edhe në stolin e partizanit, duke u bërë trajneri i parë shqiptar që drejton të tre skuadrat e kryeqytetit, ndërsa në prezantimin e tij në pankinë ne klubit të kuq, nuk i fshehu emocionet.

Tekniku i mirënjohur, që ka fituar tituj në Shqipëri me tre skuadra të ndryshme, pranoi se është gati të bëjë diçka të tillë edhe me një të katërt, ndërsa foli me respekt për Partizanin e premtoi punë për të hedhur bazat për një të ardhme të ndritur.

“Kam një karrierë 25-vjeçare, por kur vjen në një klub të madh, rritet edhe doza emocionale. Këtë e shikoj edhe nga numri i madh i gazetarëve, që dëshmon se pritshmëritë janë të mëdha edhe nga media, jo më nga tifozët e Partizanit. Kam ardhur në një nga ekipet me më shumë trofe në futbollin shqiptar dhe ka një projekt shumë interesant, për të vazhduar të jetë konkurrues edhe në të ardhmen, ndaj jam i kënaqur që mu besua mua ky projekt.

Çfarë ndjesie ju jep kalimi nga Tirana te Partizani?
Nuk është diçka shumë e madhe, pasi unë kam respektuar çdo klub me të cilin kam punuar dhe të njëjtën gjë do të bëj edhe te Partizani. Unë respektoj klubet ku punoj dhe për këtë kam fituar edhe respektin e tifozërive ku kam punuar.

Keni drejtuar Dinamon, Tiranën dhe tani Partizanin. Jeni më shumë blu, bardheblu apo i kuq?
Këtë treshin e kam edhe si krenari personale, pasi jam i vetmi trajner që i kam drejtuar të tre skuadrat e kryeqytetit. Një trajner jep të gjithë energjitë e tij për skuadrën me të cilën punon dhe unë tani jam gati të bëj maksimumin për Partizanin, me dëshirën që t’i shtojmë edhe më shumë trofetë këtij klubi.

A është diskutuar titulli dhe a do të donit të thellonit rekordin me tre tituj te fituar me tre skuadra të ndryshme?
E dëgjova me shumë vëmendje edhe drejtorin dhe ndoshta do të dalim me një objektiv konkret para startit të kampionatit, kur të shohim edhe përbërjen e skuadrës. Besoj që tifozëria e Partizanit pret që ne të shprehemi në maksimum në lojë dhe në këtë mënyrë mund të shkojmë edhe te rezultati. Duhet të përqendrohemi te objektivat afatshkurtër, për të shkuar te ai afatgjatë.

Keni folur me drejtorin për merkaton?
Unë nuk jam trajneri i tipit trajner-menaxher si në futbollin anglez dhe besoj në idenë që çelësi i suksesit është bashkëpunimi. Unë jam për një bashkëpunim kolegjial, ku natyrisht që do të jetë prezente edhe vota ime, madje me peshë të madhe. Edhe me grupin që kemi mund të bëjmë gjëra të mira, por do të bëjmë afrime jo thjesht për numër.

Ju shqetëson fakti që Partizani e ka merkaton e bllokuar për momentin?
Kjo është një çështje e klubit, por në bazë të bisedave që kemi bërë me të gjithë departamentet në klub, presim një përgjigje pozitive për hapjen e merkatos. Megjithatë do të kemi edhe një plan B, që të paktën të ruajmë një performancë të mirë, por në këtë rast do të duhet të jemi në një mendje edhe me tifozërinë, që të vuajmë dhe gëzojmë bashkë.

Keni lëvizur shpesh kohët e fundit dhe nuk keni qëndruar gjatë në një skuadër…
Është e vërtetë, thuajse në të gjithë klubet kam qëndruar rreth një sezon, pasi kontratat kanë qenë një vjeçare dhe pragmatiste. Te Partizani shpresoj që të ndërtojmë një projekt shumë më afatgjatë, por që kjo natyrisht që do të varet edhe nga rezultatet, pasi janë ato që mbajnë apo heqin një trajner.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency