Kategoria Superiore

Si Barcelona apo Bayerni? Tifozëve të Vllaznisë u kërkohet sugjerim për fanellat

Vllaznia kërkon mendimin e tifozëve për të vendosur rreth dizajnit të uniformës që do të përdorin kuqeblutë për sezoni e ri futbollistik. Një model i ngjason fanellës së Barcelonës, një tjetër me klasiken e Bayernit … Qëndrimi i tifozëve do të ketë peshën e vet në dizajnin përfundimtar. Më poshtë njoftimi i Vllaznisë:

“Ndonëse periudha nga përfundimi i sezonit të futbollit deri në fillimin e sezonit të ri 2020-2021 është mjaft e shkurtër, drejtuesit po punojnë në kompletimin me bazë materiale si dhe dizenjimin e fanellave të përfaqësimit. Stafi menaxhues dëshiron të ndajë me publikun disa nga modelet të cilat janë duke u punuar. Komentet dhe pëlqimet tuaja do të merren në konsideratë për të përzgjedhur modelin më të mirë. Ju falënderojmë për kontributin tuaj!”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency