Kapiteni Muça: Kombinimi i përvojës me të rinjtë, forca jonë
Në konferencën për shtyp, krah trajnerit Emanuel Egbo, ishte dhe kapiteni i skuadrës, Gentian Muça. I pyetur nga gazetarët vendas, por edhe ata shqipëtar, që kanë udhëtuar drejt Tbilisit, ai u shpreh optimist dhe beson që harmonia e grupit do jetë pika e fortë për synimin e kualifikimit.
Genti, pas pandemisë, si është situata në skuadër?
Ishte nje kohë e vështirë për të gjithë botën. Qëndruam 2 muaj në shtëpi, çka është një periudhë e madhe. Qëndrojmë një javë dhe na dëmton. Megjithatë, jemi rikthyer, arritëm të fitonim dhe kampionatin dhe situata në skuadër është shumë e mirë.
Nëse Tirana e ka eliminuar një herë Dinamon, përse mos të ndodhë sërish?
Kohët kanë ndryshuar dhe nuk mund t’i referohemi së shkuarës. Sot, jemi këtu edhe duhet të bëjmë më të mirën tonë për t’u kualifikuar përsëri. Mundësitë janë dhe duhet t’i shfrytëzojmë.
Si është gjendja në skuadër para sfidës?
Situata është shumë e mirë, optimale. Grupi është i bashkuar. E kemi përgatitur këtë ndeshje gjatë fazës tonë, por jo vetëm. E kemi ditur që Champions rezervon përballje shumë e forta, por ndërthurja e lojtarëve me eksperiencë me ata të rinj do të jetë në favor për nesër dhe të ardhmen.
Mendon që skuadra duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi mbrojtjes apo fazës së sulmit?
Duhet të jemi në ekuilibër. Ta mbështetim njëri-tjetrin në fushë the të jemi sa më kompaktë. Kështu do t’ia bëjmë punën më të vështirë kundërshtarit.



