Ahmataj e nis me barazim pa gola aventurën te Skënderbeu!
Nisi me një barazim pa gola aventura e Julian Ahmatajt në stolin e Skënderbeut. Në miqësoren e parë të zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik 2020-2021, skuadra korçare u ndal në një barazim pa gola nga Korabi i Klevis Dalipit. Skënderbeut i janë larguar shumë lojtarë në merkaton e verës, sidomos në repartin e sulmit ku titullarë si Krasniqi, Bregu e Gripshi nuk janë më dhe për këtë arsye skuadra e ka të vështirë të shkojë te goli gjë që u pa qartë edhe në miqësoren ndaj Korabit.



