Aleksey Miranchuk goditja e madhe e Atalantës në merkato!
Atalanta bën goditjen e parë në merkato për sezonin e ri. Klubi zikaltër prej kohësh insistonte për Aleksey Miranchuk dhe pas shumë negociatash ka arritur të bindë Lokomotivën e Moskës me një ofertë prej 14.5 milion euro. Klubi rus ka ruajtur të drejtën e një përqindjeje në rast se fantazisti do të shitet në të ardhmen nga Atalanta ndërsa vet lojtari do të përfitojë 1.7 milion euro për 5 vitet e ardhshme. 24-vjeçari është një lojtar polivalent i cili kërkohej me ngulm nga Gasperini pasi mund ta vendosë në çdo pozicion të sulmit teksa për të interesoheshin edhe Milani me Atletico Madrid.



