Futboll

Mori ftesë nga Edy Reja, Çekiçi përgjigjet me gol

Endri Çeikiçi ishte fillimisht në listën e pritjes, por ftesa për t’iu bashkuar Kombëtares së Shqipërisë, në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve me Bjellorusinë dhe Lituaninë, nuk vonoi gjatë. Një lajm i tillë sigurisht që e ka gëzuar 23-vjeçarin dhe e ka motivuar, pasi në sfidën që zhvilloi skuadra e tij, Olimpija e Ljubjanës, në transfertë ndaj Koperit (1-1),  e vlefshme për javën e dytë të kampionatit slloven, u shfaq protagonist.

Vendësit kaluan të parët në avantazh, por në minutën e 26-të, Çekiçi ia doli të rikthente ekuilibrat. Mesfushori kuqezi u shfaq i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke barazuar rezultatin. Në minutën e 62-të, Çekiçi u zëvendësua, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar. Edhe sezonin e kaluar 23-vjeçari përjetoi një periudhë fantastike me fanellën e klubit slloven, duke qenë shpesh protagonist. Në 31 sfida të luajtura, Endri Çekiçi shënoi 10 gola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency