Merkato

Ja shifrat e transferimit të Kolarovit tek Interi

Negociatat midis Romës dhe Interit për të veshur Aleksandar Kolarov zikaltër u mbyllën me sukses. Mbrojtësi i majtë serb do të kryejë ekzaminimet mjekësore në Milano të hënën ose të martën e ardhshme, pas kthimit nga ekipi kombëtar.

Marrëveshja u arrit në këto shifra: Roma, me të cilën Kolarov kishte kontratë deri në vitin 2021, do të përfitojë një milion e 500 mijë euro shpërblime. Lojtari, i cili përfaqësohet nga menaxheri Alessandro Lucci, do të firmosë kontratë njëvjeçare me Interit me mundësinë e zgjatjes edhe një sezon tjetër me pagë 3.5 milionë euro neto në sezon.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency