Merkato

Napoli kërkon një mbrojtës, ja alternativat

Pavarësisht situatës së sulmuesit polak, Milik, Napoli pritet të bëjë një goditje në janar në repartin e mbrojtjes, konkretisht në krahun e majtë. Fillimisht u mendua për Asamoah, që është pa kontratë, por drejtori sportiv, Giuntoli, pëlqen Dimitrios Giannoulis të PAOK-ut.

25-vjeçari vlerësohet rreth 7-8 milionë euro nga klubi grek, ndërsa në listën e kandidatëve është edhe Emerson Palmieri. Për këtë të fundit operacioni është më i vështirë pasi Chelsea nuk pranon oferta për huazim e për më tepër konkurrenca është më e fortë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency