Alarm te Ajaxi, 11 futbollistë dyshohen si të prekur nga koronavirusi
Skuadra e Ajaxit ka udhëtuar drejt Danimarkës për t’u përballur me Midtjylland në Ligën e Kampionëve, por trajneri Eric Ten Haag nuk ka marrë me vete të gjithë grupin e fubtollistëve.
Kjo pasi plot 11 futbollistë kanë rezultuar pozitivë dhe kjlubi holandez nuk ka bërë të ditur emrat e tyre, por në listën e lojtarëve që kanë udhëtuar në Danimarkë mundojnë emra si Tadiç, Onana, Klaassen, Stekelenburg apo Gravenberch.
Të 11 futbollistët që kanë rezultuar pozitivë, i janë nënshtruar menjëherë një testi tjetër me shpresën që mund të ketë pasur ndonjë gabim dhe çdonjëri që do të rezultojë negativ, mund të fluturojë për t’u bashkuar me skuadrën në Danimarkë.



