Futboll

Koronavirusi përgjysmon Ajaxin dhe Dinamon e Kievit

Probleme serioze për Ajaxin e Amsterdamit një ditë para ndeshjes së Champions League ndaj Midtjylland. Sipas lajmeve që përcillen nga mediet holandeze, 11 lojtarë të “Harkëtarëve” kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus. Ata nuk kanë udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës për përballjen me danezët në transfertë.

Trajneri Ten Hag tani ka thirrur vetëm 17 lojtarë. Mes atyre që kanë mbetur në Amsterdam janë: Tadiç, Klaassen, Onana, Stekelenburg dhe Gravenberch. Orët e ardhshme do të kryhet raundi i dytë i testeve dhe nëse ka ndonjë nga pozitivët (i rremë) që do të rezultojë negativ, do të mund të fluturojë për t’iu bashkuar skuadrës në Danimarkë.

COVID-19 godet gjithashtu Dinamon e Kievit, i cili do të ndeshet me Barcelona në “Camp Nou”, të mërkurën, pa 13 lojtarë. Nëntë janë jashtë sepse janë pozitivë me Koronavrus (Bushchan, Boiko, Mykolenko, Karavayev, Harmash, Shaparenko, Baluta, Tsytaishvili dhe Duelund), por trajneri Mircea Lucescu gjithashtu do të duhet të bëjë pa Burda, Tymchyk dhe Kostevych të dëmtuar, dhe Sydorchuck të pezulluar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency