Më 12 tetor i vdiq i ati, Totti i infektuar me COVID-19
Francesco Totti infektohet me COVID-19, prej të cilit pak javë më parë ndërroi jetë babai i tij. Ish-kapiteni legjendar i Romës, sikurse raporton ANSA, ka simptoma (temperaturë). Ditët e fundit, edhe nëna e Tottit kishte rezultuar e infektuar me Koronavirus, por pa probleme të theksuara shëndetësore.
Totti është në shtëpi, i izoluar, dhe për momentin nuk ka asnjë lajm zyrtar mbi pozitivitetin e mundshëm të bashkëshortes së tij, Ilary.



