“Vritini armenët”, kërkohet përjashtimi ish-skuadrës së Ansi Agollit
UEFA ka hapur një hetim kundër klubit azer, Qarabag (ka shkëlqyer për disa vite tek kjo skuadër Ansi Agolli) për shkak të qëndrimeve plot urrejtje ndaj armenëve nga përfaqësuesi i zyrës së shtypit të këtij klubi, Nurlan Ibrahimov.
Ai shkroi në Facebook një mesazh të padenjë me përmbajtjen:
“Ne duhet t’i vrasim armenët. Fëmijë, grua, plak: nuk ka rëndësi, duhen vrarë. Pa mëshirë, pa dhembshuri”.
Një frazë që nuk kaloi pa u vërejtur, veçanërisht nga Federata Armene e Futbollit, e cila kishte kërkuar që klubi azer të përjashtohet nga kupat e EUropës.
UEFA, referuar fjalëve të Ibrahimov, lëshoi një deklaratë zyrtare: “Është caktuar një inspektor për të kryer një hetim disiplinor mbi deklaratat e bëra në rrjetet sociale nga një zyrtar i Qarabagut”. Fjalët e përfaqësuesit të shtypit të klubit nga Azerbajxhani nuk kaluan pa u vënë re as nga komuniteti armen në Romë, i cili vendosi t’i shkruante UEFA-s dhe Fedetarët Ialiane të Futbollit për t’u siguruar që kjo skuadër të ndëshkohej.



