Milani nuk heq dorë nga turku Ozan Kabak!
Humbja e Milanit me Lille në Europa League duket se ka përforcuar idenë e drejtuesve të klubit kuqezinj për të përforcuar repartin e mbrojtjes. Mbrojtësi turk Ozan Kabak prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e Milanit por jo vetëm dhe Schalke për shkak të situates jo të mirë financiare mund të pranojë një ofertë prej 20 milionë eurosh për lojtarin që ka kontratë deri në vitin 2024. Vetë drejtori sportiv, Schneider konfirmoi se në verë Milani paraqiti një ofertë dhe nuk u arrit akordi por duket se në janar Maldini dhe Gazidis do të bëjnë sulmin final për të arritur te mbrojtësi turk.



