Serie A

Ronaldo nuk mjafton, Caicedo i heq fitoren nga duart Juves në limite!

Një gol në frymën e fundit i Felipe Caicedos i hoqi fitoren nga duart Juventusit në supersfidën e javës së 7-të ndaj Lazios. Në Olimpico bardhezinjtë kryesuan që në minutën e 15-të me golin e Cristiano Ronaldos pas asitit të Cuadrados madje goditën edhe shtyllën në fundin e fraksionit të parë me yllin portugez, por atëherë kur askush se priste dhe kur skuadra e Pirlos po gjente suksesin e radhës Lazio barazoi gjithçka në minutën e 4-t shtesë dhe të fundit me ekuadorianin Felipe Caicedo që i ardhur në fushë nga stoli në vend të Vedat Muriqit shfrytëzoi asistin e Correas për të evituar humbjen e skuadrës së Simone Inzaghit dhe për t’u dhënë një pikë kryeqytetasve. Një barazim 1-1 që për nga mënyra si shkoi loja kënaqi shumë më tepër Lazion që pavarsisht mungesave arriti të merrte një rezultat pozitiv përballë Juves.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency