Eredivisie

Broja fiton penallti, Vitesse fiton dhe nuk i ndahet Ajaxit në krye të renditjes

Armando Broja është shndërruar në titullar të padiskutueshëm te Vitesse, pasi edhe sot ndaj FC Emmen e nisi sfidën nga minuta e parë dhe arriti të fitojë një 11-metërsh që në minutën e 9’, pasi portieri kundërshtar e ndali me faull.

Penalltinë e ekzekutoi saktë Tannane, i cili shënoi dy herë në sfidën e sotme, ndërsa më pasi ishte Openda që vulosi suksesin 3-1 të Vitesses, me Brojën që qëndroi në fushë për më tepër se një orë lojë.

Kjo ishte fitorja e 7 në 8 ndeshje kampionat për Vitessen, që është në krye bashkë me Ajaxin, pasi të dyja kanë marrë nga 21 pikë në këto javë të para të Eredivise.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency