Eredivisie

Ajaxi me “5 yje”, kryeson i vetëm Eredivisien!

Ajaxi i Amsterdamit e çoi në 5  numrin e fitoreve radhazi në Eredivisie. Harkëtarët kaluan lehtësisht në shtëpi me rezultatin 5-0 Heracles në një ndeshje të dominuar nga fillimi në fund. Në pjesën e parë Ajaxi shënoi 3 herë fillimisht me sulmuesin e talentuar Traore pas vetëm 6 minutash lojë dhe më pas me David Neres dhe Labyad. Në pjesën e dytë realizuan edhe kapiteni Dusan Tadic ndërsa gjeti edhe golin e 2-të personal Labyad. Me këtë fitore Ajaxi u ngjit në kuotën e 24 pikëve, pas 9 takimeve në të cilat ka grumbulluar 8 fitore dhe 1 barazim. Ajaxi falë kësaj fitoreje kryeson i vetëm Eredivisien me 2 pikë më shumë se Vitesse që ngeci në një barazim 1-1 në sfidën përballë Groningen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency