Kategoria Superiore

Java e 4-t e Superiores, kulmon me duelet Teuta-Vllaznia dhe Kukësi-Laçi!

Do të jetë një e mërkurë e pasur me ndeshje të kampionatit shqiptar në Supersport kjo e sotmja. Në Kategorinë Superiore nuk ka kohë për ndalesa dhe java e 3-të i ka lënë menjëherë vendin javës së 4-t e cila do të luhet e gjitha sot në dy fasha të ndryshme oraresh. 3 takime do të luhen në orën 13:45 ndërsa 2 ndeshjet më të rëndësishme të javës së 4-t do të zhvillohen në orën 16:45. Nevil Dede do të synojë sot fitoren e parë në stolin e Tiranës me bardheblutë që presin në kryeqytet Bylisin e Dovedan. 1 pikë i ndan dy skuadrat në renditje me kampionët në fuqi që vinë në këtë ndeshje pas 3 humbjeve rresht mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

Po në orën 13:45, Partizani do të sfidojë në transfertën fierake Apoloninë në një sfidë sa delikate aq edhe të vështirë për të kuqtë e Dajës. Një tjetër takim shumë interesant i kësaj jave është edhe ai që do të zhvillohet në Korçë mes Skënderbeut dhe Kastriotit. Në orën 16:45 vëmendja më e madhe do të jetë në Durrës, aty ku Teuta një nga skuadrat pretendente për titullin në këtë sezon, pret Vllazninë, ekipin më në formë të momentit. Të dyja skuadrat nuk e njohin ende shijen e humbjes ndërkohë që Vllaznia është në superformë teksa kryeson e vetme kampionatin me pikë të plota. Po në orën 16:45 në një duel të nxehtë do të përballen dy prej skuadrave që kanë hasur më shumë vështirësi në këtë fillim sezoni, Kukësi dhe Laçi në një duel ku barazimi nuk i vlen asnjërës. Të 5-ta ndeshjet e këtij raundi ashtu si të gjitha takimet  këtij sezoni në Kategorinë Superiore do të keni mundësi t’i ndiqni live në ekranin e Supersport.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency