Falet Andi Bakiasi, njeriu që zbriti Shkumbinin në Kategorinë e Dytë!
Apeli fal ish-futbollistin e Shkumbinit Andi Bakiasi, i cili u bë faktor sezonin e kaluar për përjashtimin e skuadrës peqinase nga Kategoria e Parë. Në seancën e djeshme u vendos që mbrojtësit 32-vjeçar lushnjar t’i hiqet dënimi ekstrem dhe të vendoset në periudhë prove në një vit. Ai paralajmërohet se në rast përsëritjeje të një tjetër shkeljeje disiplinore, do të ndëshkohet sërish. Dhuna ndaj gjyqtarit të sfidës Shkumbini-Dinamo të sezonit të kaluar, i kushtoi klubit peqinas skualifikimin nga gara dhe zbritjen në Kategorinë e Dytë. Tashmë Andi Bakiasi mund të lidhë kontratë me një tjetër skuadër si futbollist i lirë për të vazhduar karrierën si futbollist.



